Transmetuar më 16-03-2021, 16:15

Një grua dhe djali i saj humbën jetën tragjikisht në Florida të Shteteve të Bashkuara, pasi një avion u rrëzua dhe ra mbi makinën e tyre.

Siç tregojnë edhe pamjet, përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë nëna dhe djali i saj nuk patën asnjë mundësi të shpëtonin.

Pasi u përplas me makinën, avioni shpërtheu në flakë.

Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror ka hapur një hetim për ngjarjen, ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura përpara derës së një shtëpie private, kanë kapur momentin tragjik. /k.k/noa.al/