Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë në vendin tonë vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime gjatë pjesë së parë të ditës.
Por pjesa e dytë e ditës sjellë zhvillim të vranësirave lokale duke sjellë dhe reshje të izoluara shiu e dëbore.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 deri 12°C.
Era do fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 5 ballë.
Kosova
E mërkura gjatë paradites paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave lokale duke gjeneruar reshje të izoluara dëbore.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë në MV gjatë paradites, ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara dëbore dhe shiu.
/S.H /NOA.al