Transmetuar më 17-03-2021, 12:02

Një zog i rrallë këndues është aq i kërcënuar sa që ka filluar të humbasë edhe aftësinë për të kënduar.

Shkencëtarët thonë se regent honeyeater, një zog që dikur ka qenë i kudondodhur në Australinë juglindore, tani është në kategorinë e specieve të rrezikuara me vetëm 300 individë të mbetur në botë.

“Ata nuk kanë shansin që të shoqërohen me të tjerë zogj të llojit dhe të mësojnë këngën e tyre”, shpjegon doktor Ross Crates.

Ai, bashkë me një ekip kërkuesish, po përpiqen tani të ruajnë këngën e zogut përmes përpjekjeve për ti mësuar zogjve të zbutur, në kafazë, këngën e të afërmve të tyre të egër…

Kërkuesit nuk u angazhuan në këtë projekt për të studiuar këngën e zogut, por thjeshtë për ti gjetur ata. Por, sic tregojnë ata, zogjtë janë bërë shumë të rrallë në zonë. Gjatë kërkimit, sidoqoftë, ekspertët filluan të dallonin se zogjtë këndonin këngë të çuditshme…që nuk ngjasonin aspak me këngën e tyre. Ata, kur cicëronin, e bënin si speciet e tjera.

Zogjtë këndues i mësojnë këngët e tyre në të njëjtën mënyrë si njerëzit mësojnë të flasin. E në një kohë kur këta lloj zogjsh po humbin 90 për qind të habitatit, dhe ekzemplarët e mbetur janë shpërndarë gjerësisht, cka edhe ka bërë që zogjtë meshkuj të mos mund të gjejnë meshkuj të tjerë dhe të dëgjojnë këngët e tyre. ndaj ata përfundojnë duke mësuar këngët e specieve të tjera. Si pasojë, kënga natyrale e tyre është zhdukur në 12 për qind të popullatës të mbetur.

/S.H /NOA.al