Transmetuar më 17-03-2021, 20:16

Irvana Medinaj nuk e priste që sot të kishte ditën e fundit të jetës. Ajo ndoshta nuk e besonte se një thikë do t’i hidhej në trup duke i marrë jetën fatalisht.

Dhimbja është edhe më e madhe. Dy fëmijë motakë kanë mbetur jetimë, pasi nëna vdiq dhe babai nuk dihet sa kohë do të kalojë burgjeve.

Demokrat Medinaj, 29 vjeç, shihet nga policia e Fierit si autor i vrasjes me thikë të gruas së tij në banesën e tyre në lagjen "Sheq i madh" të qytetit.

Pas ngjarjes, Demokrati u zhduk nga banesa, për në një drejtim të paditur. Në foto dhe video shikoni policinë në vendin e tragjedisë.

Policia thotë se po e kërkon duke kryer një operacion që është duke u zhvilluar edhe momentalisht.

Është e paqartë përse ndodhi krimi në familje, por jeta e një nëne të re u shua dhimbshëm, e babait të ri duket se do të vijojë me kalvar burgjesh, kurse dy fëmijët në moshë të mitur, jetimë. /noa.al