Transmetuar më 17-03-2021, 21:02

Pandemia Covid-19 po merr çdo ditë deri në 10 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën. Deri tani rezultojnë mbi 121 milionë të infektuar, ndër të cilët, mbi 2 milionë e 600 mijë të vdekur.

Megjithatë janë gjashtëmbëdhjetë shtete të cilat prej shumë kohësh nuk kanë asnjë person të infektuar.

Për më tepër këto shtete, kryesisht ishuj, gjatë gjithë kësaj pandemie numërojnë shumë pak raste infektimi me Covid-19.

1.Ishujt Falkland (Malvinas) me rreth 3 mijë banorë, regjistruan gjatë kësaj pandemie, 54 persona të infektuar, pa asnjë viktimë.

2.Greenland me afro 57 mijë banorë, nën protektorat danez, ka numëruar 31 persona të infektuar dhe asnjë viktimë.

3.Saint Pierre Miquelon, një arkipelag me rreth 6 mijë banorë, nën sovranitet francez, 24 të infektuar dhe asnjë viktimë.

4.Marshall Islands (Ishujt Marshall) me afro 60 mijë banorë në Oqeani, kishin vetëm 4 persona të infektuar dhe asnjë viktimë.

5.Mikronezia, një federatë në Oqeani me 600 ishuj, shtet me 114 mijë banorë regjistron vetëm një person të infektuar dhe të shëruar.

6.Wallis and Futuna një ishull në Oqeanin Paqësor, me mbi 15 mijë banorë numëron 261 të infektuar dhe asnjë të vdekur.

7.Timor-Leste (Timori Lindor) një vend aziatik me mbi një milionë e 300 mijë banorë, numëron 216 të infektuar dhe asnjë viktimë.

8.Dominica, një ishull malor në Karaibe, me afro 72 mijë banorë, ka regjistruar 156 të infektuar, pa asnjë humbje jete.

9.New Caledonia, një bashkësi 12 ishujsh në Oqeanin Paqësor, me 288 mijë banorë, numëron 288 mijë banorë dhe asnjë viktimë.

10.Laosi, një shtet aziatik me 7.2 milionë banorë, numëron 49 të prekur dhe asnjë të vdekur.

11.Macao, një vend pranë Kinës me më shumë se 640 mijë banorë, ka 48 të infektuar dhe asnjë viktimë.

12.Saint Kitts and Nevis, vend në Karaibe me rreth 53 mijë banorë, regjistron 43 raste dhe asnjë humbje jete.

13.Anguilla, një shtet ishull në Karaibe me mbi 15 mijë banorë, numëron 21 të infektuar dhe pa viktima.

14.Solomon Islands, shtet në Oqeanin Paqësor me 670 mijë banorë, ka regjistruar 18 të infektuar dhe asnjë viktimë.

15.Samoa, një shtet me rreth 200 mijë banorë në Oqeani, ka vetëm 3 të infektuar dhe asnjë të vdekur.

16.Vanuatu, një tjetër shtet ishull në Oqeani, me 300 mijë banorë, ka regjistruar vetëm 3 person të infektuar dhe të shëruar.

Në këto të dhëna të Universitetit Hopkins që ka analizuar noa.al dallohet se ishujt kanë numër shumë të ulët infektimesh, sidomos në Oqeani dhe nuk regjistrojnë asnjë viktimë. /noa.al