Transmetuar më 18-03-2021, 23:37

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë, Kosovë.

Një person i moshës 32-vjeçare për orë të tëra nën kërcënimin e armës, dyshohet se ka kërcënuar familjen e tij.

Duke parë situatën, nëna dhe vëllai i të dyshuarit kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Ekipet policore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, rrugën “Bill Klinton”.

Por personi i dyshuar nën kërcënimin e armës për më shumë se një orë ka kërcënuar me armë edhe policinë.

Këta të fundit fillimisht kishin siguruar anëtarët e familjes dhe në fund kanë bindur 32-vjeçarin të dorëzohet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive”.