Transmetuar më 19-03-2021, 20:01

Ajo luftoi me koronavirusin për 42 ditë me radhë, por pa ia dalë dot.

Georgia, nëna e 16-vjeçares Margarita, e cila gjithashtu humbi jetën nga koronavirusi muajin e kaluar, ka tronditur Greqinë.

Djali dhe babai i familjes tani e tutje do të jetojnë me kujtimin e të dashurve të tyre.

Mediat helene raportuan ngjarjen, ndër më tragjike në vendin fqinje. Gruaja fatkeqe u shtrua në spital në Njësinë e Kujdesit Intensiv te  Spitalit Evangelismos dhe qëndroi për 42 ditë. Ajo ndërroi jetë  në orët e para të së Premtes. Gruaja fatkeqe nga Teba u transportua menjëherë në një spital në Athinë, kur u zbulua se ishte pozitive për koronavirusin, ndërsa vajza e saj kishte ndërruar jetë pas komplikimeve të virusit, kur babai i saj e transportoi atë në gjendje kritike në spitalin në Thebes .

Në fakt, babai u shtrua në spital, dhe arriti ta kapërcejë atë. Djali 22-vjeçar, në deklaratat e tij iu lut Zotit që të shpëtonte familjen e tij nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi tragjik u konfirmua për protothema.gr nga avokati i familjes,  Grigoris Vytinidis/.a.m/NOA.al