Transmetuar më 20-03-2021, 12:39

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në Greqi.

Një shqiptar ka vrarë veten, nga stresi pasi u infektua me Covid.

Mediat greke bëjnë me dije se një shqiptar i moshës 35-vjeç, i cili ishte i prekur nga Covid-19, është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij.

Dyshohet se 35-vjeçari ka marrë këtë akt ekstrem pasi ndihej keq.

Ishte ai që kishte çuar virusin në “shtëpi” dhe kishte infektuar edhe të tjerët.

Shqiptari është babai i një vajze të vogël dhe jetonte në fshatin e Dirfion Messapia, Theologos.

/a.m/NOA.al