Transmetuar më 21-03-2021, 09:22

Moti për këtë të dielë nuk është aspak premtues për ata që duan të dalin në natyrë.

I gjithë vendi është nën pushtetin e reshjeve të shiut dhe të dëborës në zonat malore.

Në “Rrugën e Kombit” dhe në zonat e tjera përreth bora ka zbardhur, dhe temperaturat janë të ulëta.

Edhe në Korçë ka prani të reshjeve të dëborës, por për fat të mirë nuk ka asnjë problem deri tani.

Edhe dita e nesërme pritet të jetë e njëjtë. /k.k/noa.al/