Transmetuar më 22-03-2021, 08:06

Vijon ndikimi i motit të vranët dhe intervale të shkurtra kthjellimesh në vend, duke gjeneruar herë pas herë reshje shiu e dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten prezente edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Ku herë pas here do kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, por rriten lehtë në orët e mesditës duke bërë që të luhaten nga -2 deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Vranësira të dendura dhe reshje të pakta dëbore dominojnë motin në territorin e Kosovës deri pas mesditës kur moti kthjellohet gradualisht. Edhe orët e natës mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas herë vranësirat pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti përmirësohet dukshëm.

Rajoni dhe Europa

Zhvillimi i një Qëndre Anticiklonare në Qëndër të Europës do të kushtëzojë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare për Ishujt Britanikë dhe Europën Veriore, por më të dukshme kthjellimet paraqiten në Europën Jugperëndimore. Ndërsa vranësira të dendura dhe herë pas-here reshje shiu e dëbore paraqiten Europa Juglindore dhe Lindore.

/S.H /NOA.al