Transmetuar më 22-03-2021, 08:57

Kjo e hënë në vendin tonë ka nisur me vranësira, reshje shiu dhe dëbore në disa pjesë të vendit tonë.

Përgjatë ditëve të para të kësaj jave do të kemi një situatë ku do të mbizotërojnë vranësirat, por moti do të jetë gradualisht drejt përmirësimt.

Dita e enjte do të sjellë ndryshim në temperatura dhe në situatën e motit ku do të rikthehen ditët me diell dhe moti i ngrohtë.

Në fundjavë temperaturat termike do të shkojnë deri në 18 gradë celcius.

Në ditën e sotme do të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu në Ultërsirën Perëndimore, por reshjet e dëborës, vijojnë të mbeten prezentë në gjysmën lindore të territorit shqiptar, situatë që do të vijë gradualisht duke u përmirësuar, pavarësisht se reshjet do të mbeten prezentë edhe ditën e martë. Do të jenë, shumë më të pakta, thuajse të papërfillshme.

Mesdita e së martës dhe në vijim, deri në fund të muajit mars, do të mbetemi në ndikim të motit të kthjellët dhe të rritjen graduale të temperaturave.

Fillimi i javës dhe të paktën deri në mëngjesin e ditës së enjte, vlera minimale do të jenë edhe në -4 apo -5 gradë celcius. Në zonat e thella malore. Ndërsa mesdita parashikon se deri ditën e mërkurë të jetë 11-12 gradë celcius.

Duke filluar nga mesdita e së enjtes deri në fundjavë do të ketë do të ketë rritje të vlerave termike ku në fundjavë parashikohen maksimume temperaturash edhe në 17 apo 18 gradë celcius.

Për sa i përket kushteve të motit në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, do të vijojë që të paktën deri ditën e mërkurë të kemi ndikim të motit të vranët dhe herë pas here me reshje dëbore.

E enjtja dhe në vijim na kthejnë kthjellime edhe në vendet e rajonit. Për sa i përket temperaturave të ajrit, vlera mininale -5 apo -6 gradë celcius deri ditën e mërkurë, ndërsa mesdita parashikohet të ketë temperatura 7 apo 8 gradë celcius. Kemi një rritje graduale të temperaturave ku parashikohet maksimume 12 apo 13 gradë celcius.

/S.H /NOA.al