Transmetuar më 22-03-2021, 15:28

Një surfiste 22-vjeçare nga El Salvador ka humbur jetën ndërsa po stërvitej për një garë të ardhshme kualifikuese, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Sportit (INDES) i vendit.

Katherine Diaz ishte në ujë në plazhin El Tunco në jug-perëndim të El Salvador, kur thuhet se u godit nga një rrufe.

"Ne ngremë një lutje për prehjen e përjetshme të shpirtit të saj dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj", tha INDES në një deklaratë.

Edhe pse shërbimet e urgjencës u përpoqën ta kthenin në jetë vajzën e re, diçka e tillë rezultoi e pasukseshme.

Shoqata Ndërkombëtare e Surfimit (ISA) 2021 Surf City El Salvador Lojërat Botërore të Surfimit do të mbahen nga 29 maj deri më 6 qershor në plazhet La Bocana dhe El Sunzal dhe do të veprojë si turneu përfundimtar kualifikues për në Tokyo. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: CNN