Transmetuar më 22-03-2021, 23:28

Disa pamje tronditëse janë publikuar së fundmi nga mediat e huaja, kur shihet se si një grua shtatzënë sulmohet nga një burrë.

Gruaja po ecte qetësisht në rrugë, kur pas saj shfaqet një burrë, i cili i vë një këllëf jastëku në kokë dhe e godet me grushte në bark.

Pamjet janë filmuar në Stamford Hill (Angli) të enjten e shkuar, ndërsa raportohet se 20-vjeçarja ishte 27-javëshe shtatzënë.

Më poshtë pamjet: