Transmetuar më 23-03-2021, 13:56

Tragjedi për dy familje shqiptare në Kosovë, pasi humbën përkatësisht një vajzë të re dhe një grua shtatzënë.

Noa.al raporton se në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë humbur jetën sot një vajzë 21 vjeçe si dhe një grua 41 vjeçare e cila ishte shtatzënë.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla tha se 21 vjeçarja ishte e prekur me COVID-19 si dhe kishte probleme të tjera shoqëruese.

Ndërsa, 41 vjeçarja ishte shtatzënë si dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

QKUK tha se nuk arriti dot të shpëtonte dy femrat në moshë të re dhe ato ndërruan jetë sot herët në mëngjes.

Muajt e fundit ka një shtim shqetësues të numrit të grave shtatzëna që gjejnë vdekjen pas infektimit me Covid-19. Edhe moshat e reja po përballen me fatalitet të shtuara. /noa.al