Transmetuar më 24-03-2021, 18:06

Për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, aktiviteti ekonomik i vendi pritet të njohë stabilizim në dy vitet e ardhshme.

Në konferencë për mediet, Sejko nënvizoi se masat e aplikuara për parandalimin e shpërndarjes së infeksionit kanë ndikuar negativisht në punësim në muajit e fundit të vitit të shkuar.

“Aktiviteti ekonomik do të vijë gradualisht drejt normalizimit gjatë dy viteve në vazhdim.

Ky normalizim do të shoqërohet me rritje të punësimit, të pagave dhe të marzheve të fitimit për biznesit, çka do krijojë premisa për kthimin e inflacionit në objektivin tonë prej 3 për qind brenda vitit 2022”, tha Sejko.

Sipas tij, “inflacioni ishte më i ulët nga se pritej në dy muajit e parë të vitit. Ecuria u diktua nga luhatjet e çmimet e ushqimeve”. /k.k/noa.al/