Transmetuar më 24-03-2021, 18:51

Një mjeke 34-vjeçare është rrahur dhe më pas hedhur nga kati i gjashtë i apartamentit ku jetonte, në Egjipt.

Sulmuesit e saj ishin pronari i pallatit, recepsionisti dhe një tjetër banor i ndërtesës, ndërsa doktoresha humbi jetën në vend.

Normat shoqërore konservatore parandaluese e konsiderojnë të turpshme që një grua të jetë vetëm me një burrë pa pasur lidhje të njohur me të.

Pikërisht ky ishte edhe shkaku, pasi gruaja ishte me një burrë të huaj në dhomë.

Raportet e mediave lokale pretendojnë se gruaja u shty nga ballkoni i saj nga burrat që hynë në apartament dhe e sulmuan fizikisht, pasi kishte futur një burrë.

Pronari i ka mohuar akuzat dhe pretendoi se gruaja u hodh nga ballkoni pas një "krize psikologjike", raportoi Al-Masry al-Youm. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: english.alaraby.co.uk