Transmetuar më 24-03-2021, 19:45

Një ngjare e rëndë ka ndodhur në Meksikë.

Kamerat e sigurisë, të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit, kanë fiksuar momentin kur shoferi i një kamioni shkel qëllimisht pedanen e gazit dhe përplas tre persona, dy prej të cilëve humbën jetën në vend. Kjo, jo pa qëllim, shkruajnë mediat e huaja.

Shoferi i identifikuar si Victor, po qëndronte pranë një dyqani në Guadalajra, kur tre persona iu afruan.

Këta të fundit, nën kërcënimin e armës i morën telefonin dhe paratë që kishte në xhep, e pas kësaj u larguan me shpejtësi.

Por Victor nuk u ndal me kaq, merr kamionin, identifikon grabitësit dhe i përplas në mundësinë e parë që i jepet. Më vonë në polici, pas arrestimit, ai ka pranuar se këtë gjë e bëri për hakmarrje.

Më poshtë pamjet: