Transmetuar më 25-03-2021, 16:26

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të trishtë për këdo, pasi njoftoi se vaksina kundër Covid-19 do të jetë periodike dhe do të duhet të injektohet të paktën çdo vit ashtu si vaksina për gripin.

Rama theksoi se pasi të kryhet vaksinimi masiv me dy doza, do të ketë marrje dozash rregullisht, ndaj dhe fabrika e vaksinave që po vjen në Shqipëri vlen pikërisht për faktin se ajo do të duhet të prodhojë rregullisht vaksinat kundër Covid-19.

"Mos mendoni se historia do të mbyllet kaq kollaj, sepse sipas të gjitha gjasave, vaksina anti COVID do të jetë një vaksinë që do të bëhet rregullisht, si një vaksinë gripi. Është njësoj si të bësh vaksinën e gripit", – tha z.Rama.

Ditët e fundit në media të huaja janë publikuar raporte jozyrtare që sugjerojnë se vaksina e Covid-19 do të merret të paktën një herë në vit nga qytetarët.

Mediat italiane njoftuan dje se Pfizer-BioNTech do të prodhojë vaksina në mënyrë të përhershme pasi ato do të duhet të infektohen çdo vit tek qytetarët.

Biznesi i vaksinave është aktualisht më fitimprurësi në të gjithë botën me triliona dollarë fitime. /noa.al