Transmetuar më 25-03-2021, 23:58

Një 54-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka keqtrajtuar djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin e saj, i cili u hodh nga dritarja e banesës pasi nuk duronte dot dhunën e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 9 Mars në Valencia, Spanjë, ndërsa hetimet kanë filluar menjëherë pas një telefonate se një burrë ishte hedhur nga dritarja e shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes, policia gjeti burrin ende gjallë në gjendje të rëndë dhe e dërguan menjëherë në spital.

Agjentët zbuluan se burri kishte ndërmarrë vendimin ekstrem për shkak të dhunës së vazhdueshme nga gruaja.