Transmetuar më 26-03-2021, 11:18

Besojmë se të gjithë keni dëgjuar të paktën një herë për dashurinë e pamundur, madje ju vetë mund ta keni përjetuar një të tillë.

Ndodh jo rrallë herë që mund të keni një dashuri gati të çmendur për një person, por për një arsye ose tjetër (shpesh fajësojmë fatin) ju nuk përfundoni bashkë në fund.

Me siguri jeni të mendimit se “dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie” dhe me të drejtë, sepse sipas hartës së shenjave të horoskopit ekzistojnë disa kombinime shenjash në çift që janë të destinuara të dashurohen marrëzisht, por të mos përfundojnë bashkë.

Më poshtë shihni 6 prej këtyre kombinimeve sipas hartës astrologjike:

Virgjëresha dhe peshqit

Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

Dashi dhe peshorja

Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë!

Demi dhe akrepi

Edhe pse konfliktet nuk mungojnë në këtë çift, ata kanë një pasion të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit. Seksi mes tyre është gjithashtu i mrekullueshëm. Mirëpo Demat janë më pasivë në marrëdhënie dhe këtë gjë Akrepi e urren sepse pasionin që ndajnë në dhomë ata nuk arrijnë ta shpërndajnë edhe në sferat e tjera të lidhjes.

Binjakët dhe shigjetari

Kur Shigjetari takon Binjakët mund të vini re një atraksion midis tyre menjëherë. Dhe kjo nuk është vetëm fizike, por edhe një atraksion në nivel psikologjik. Por ajo çka Binjakët nuk pëlqejnë te Shigjetarët është fakti se këta të fundit mendojnë se dinë gjithçka dhe tendenca e Binjakëve për thashetheme i acaron Shigjetarët.

Gaforrja dhe bricjapi

Fuqia që ka Bricjapi dhe natyra tejet emocionale që ka Gaforrja është një kombinim shumë interesant për të dy këta që të bien në dashuri me njëri-tjetrin. Mirëpo, gjithë lumturia dhe dashuria e kësaj lidhjeje rrëzohet për faktin se Gaforrja është shumë e ndjeshme dhe merr gjithçka seriozisht. Kjo e acaron pa masë një Bricjap.

Luani dhe ujori

Luanit i pëlqen shumë imagjinata që ka Ujori. Por ajo që e acaron Luanin është fakti se Ujori nuk e pranon kurrë autoritetin e tij. Megjithatë, Ujori ka debulesë për karizmën e Luanit dhe bie thellë në dashuri. Ujori është indiferent, Luani pëlqen të llastohet gjithë kohës, gjë që i bën të mos përfundojnë bashkë.

/S.H /NOA.al