Transmetuar më 26-03-2021, 16:59

Thuajse i gjitha muaji mars është karakterizuar nga mot i ftohtë, me reshje shiu e dëbore.

Këtë fundjavë pritet një përmirësim i ndjeshëm i kushteve atmosferike.

E shtuna dhe e diela do të jënë me diell, megjithatë ende nuk kanë mbërritur ato temperaturat tipike të pranverës.

Termometri do të shënojë maksimumi 19 gradë në zonat bregdetare.

Në zonat malore, temperaturat do të shkojnë edhe deri në 0 gradë celcius. /k.k/noa.al/