Transmetuar më 26-03-2021, 22:20

Elia Zaharia Zogu ka uruar bashkëshortin me rastin e ditëlindjes.

Princi Leka mbushi sot 39 vjeç.

“Princi im i kaltër. Të uroj Gëzuar Ditëlindjen! Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri tjetrin mbështetje në çdo rrethanë.”

“Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri!”, – tha  Elia Zaharia Zogu.