Transmetuar më 27-03-2021, 12:53

Presidenti Ilir Meta foli sot për 27 marsin, Ditën Botërore të Teatrit, duke konfirmuar vendosmërinë e tij për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë i cili u prish para disa muajsh.

"Sot, me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, zotohem se krimi i ndodhur në zemër të Tiranës më 17 maj 2020, mes errësirës dhe në periudhë pandemie, nuk do të amnistohet kurrë.

Mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, do të rivendoset njëherë e përgjithmonë Drejtësia, që do të shembë Tiraninë.

Mirënjohje të gjithë artistëve dhe qytetarëve, të cilët për mbi dy vjet, me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare.

Pas 25 prillit, Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte! Koha për drejtësi po afron", shkruan zoti Meta në rrjete sociale.