Transmetuar më 27-03-2021, 23:47

Nëse nesër do të zgjoheni pak të lodhur, kjo mund të jetë shkaktuar si pasojë e fjetjes 1 orë më pak se zakonisht.

Ashtu si çdo fund marsi, ndryshon ora.

Akrepat e orës do të shkojnë 1 orë përpara në orën 02:00, duke u bërë automatikisht 03:00.

Për rrjedhojë dita bëhet më e gjatë, dhe nata më e shkurtër.

Një vit më parë Parlamenti Europian miratoi që ky të jetë ndryshimi i fundit i orës, por mbetet për t’u parë nëse në tetor nëse do ndryshojë sërish. /k.k/noa.al/