Transmetuar më 28-03-2021, 05:08

Është shumë më afër sesa mund të mendonit, por gjithsesi disa breza pas nesh. Viti 2600, evidentohet nga shkencëtarët e Federatës Ruse, si viti kur njerëzit do të jetojnë mot a mot, në kufijtë e pavdekshëm dhe madje duke udhëtuar në kohë e duke rikthyer të vdekurit në jetë.

Alexey Turchin, akademiku rus i njohur si “trans-humanist”, ka publikuar një dokument të quajtur “Rruga drejt pavdekshmërisë”, ku detajohet sesi një ditë njerëzimi do të mund të jetojë përgjithmonë e madje të ringjallë të vdekurit.

Turchin ia ka dedikuar punën e tij kërkimore ndjekjes së pavdekshmërisë, i nxitur nga vdekja e një mikut të tij të fëmijërisë, kur ai ishte vetëm 11 vjeç.

Ai ka publikuar disa libra mbi subjektin dhe së fundmi ka shkruar një dokument të quajtur “Klasifikimi i qasjeve drejt ringjalljes teknologjike”.