Transmetuar më 28-03-2021, 04:54

Shumë prej nesh e bëjnë rregullisht. Vënë zihen për zgjim çdo Mëngjes, madje dhe fundjavave. Qëllimi është që të ndjehemi të sigurt se do të zgjohemi, pavarësisht nëse kemi fjetur shpejt a vonë gjatë natës.

Por ja që nuk është gjë fort e mirë, sepse janë katër arsye që e shohin si të papërshtatshme zgjimin me zile celulari.

Çrregullon rutinën tuaj në mëngjes

Sapo të merrni celularin në mëngjes, mund të duket e vështirë t’i shmangeni kontrollit të mesazheve në telefonin tuaj. Kjo do ju marrë më shumë kohë sesa e kishit planifikuar, duke mos i lënë kohë rutinave tuaja të mëngjesit që janë vërtetë të rëndësishme për të mbajtur veten në formë të mirë.

Është më i  vështirë për t’u dëgjuar

Alarmi në telefonin tuaj nuk ka një ton aq të lartë sa një alarm i vërtetë dhe në këtë mënyrë mund të ndodhë që të humbisni zilen e tij. Ne jemi mësuar me tingujt që telefonat tanë prodhojnë gjatë ditës, kështu që një alarm i tillë mund të jetë jo efektiv për të na zgjuar nga një gjumë i thellë.

Bateria e telefonit ka gjasa të shkarkohet

Alarmet në telefon nuk do të funksionojnë nëse bateria e telefonit shkarkohet. Nëse nuk doni të vonoheni për diçka të rëndësishme, më mirë përdorni një alarm të vërtetë. Edhe nëse ju bëni më të mirën ta mbani baterinë e telefonit tuaj të karikuar, mund të mos e vini re se bateria po çkarikohet përpara se ju të shkoni për të fjetur. Po ju a përdorni një alarm telefoni apo një të vërtetë?

Dëmton gjumin tuaj

Para se të flemë, kalojmë shumë mjaft kohë në smartphone-t tanë duke vizituar faqet e internetit apo rrjetet sociale. Kjo, jo vetëm që do të reduktojë sasinë e gjumit, por drita blu e telefonit mund të sjellë çrregullime në gjumë. Tani, shihni e bëni…