Transmetuar më 28-03-2021, 10:19

Një nga 10 qentë e vjedhur është kapur nga policia në Britani dhe është ribashkuar me pronarët e tij.

Willow, një koker spaniel dy vjeçar, u gjet nga oficerët e Policisë së Sussex gjatë një kontrolli në Surrey.

Qeni ishte vjedhur në Suffolk, në korrik.

Pasi u ribashkua, një nga pronarët e Willow tha: Jemi shumë të kënaqur që Willow u kthye në shtëpi. Pas tetë muajsh menduam se nuk do ta shihnim më kurrë atë.

Inspektori John Wallace, nga Policia e Sussex, tha se disa nga 10 qentë e kapur ishin gjetur në një "gjendje të dobët" dhe po marrin kujdes mjekësor.

"Ne jemi të kënaqur që Willow është ribashkuar me pronarët e tij dhe tani është përsëri në shtëpi, i sigurt, ashtu siç  i takon."

Një grua 30-vjeçare u arrestua nën dyshim për trajtimin e mallrave të vjedhura dhe është në pritje të hetimeve të mëtejshme, tha një zëdhënës i Policisë së Sussex.

Vjedhjet e qenve janë rritur me 250% në të gjithë Britaninë, gjatë pandemisë.