Transmetuar më 29-03-2021, 15:09

Një aktor shqiptar, goxha i njohur në Greqi, rrëfen jetën e tij dhe mjaft i prekur kujton momentet raciste dhe të bulizmit, që në bangot e shkollës.

Giannis (Jani) Apergis,, duke folur në emisionin "Proino" përballë Faye Skorda dhe Jorgos Liagas u ndal fillimisht te sserili "Parousiaste".

Më tej aktori tregoi për vitet e tij të vështira të fëmijërisë, kur erdhi me prindërit e tij nga Shqipëria dhe racizmin me të cilin u përball në shkollë.

“Unë vij nga Gjirokastra, jam shqiptar. Kam ardhur në Greqi në qershor 1995, isha 5 vjeç. Kishim gjetur një banesë me qira. Kur mbërritëm, donim ta merrnim pasi e kishim konfirmuar me qiradhënësin. Por kur mori vesh që ishim shqiptarë, u tërhoq dhe na la jashtë. Nuk kishim ku të rrinim. Për një javë jetuam në stola në park.

Më vonë, u futa në shkollë. Tek ajo fillore. Nuk më linin rehat. Thjesht sepse isha shqiptar. Merrnin gjërat e mija, çantën, librat e fletoret dhe urinonin mbi to.

Ime më ishte në siklet edhe ajo. Kishte frikë të vinte në shkollë se nuk donte të përballej me nënat e fëmijëve grekë.

Bullizmi nuk po ndalej gjithandej. Mësuesit sa shihnin të ndodhte diçka, e dinin ku ta vinin gishtin,  do të ishte gjithmonë faji i një shqiptari, një të huaji.

Arriti puna deri aty sa të më tregojnë burgun. Dhe mësuesi im nuk reshti duke ma thënë gjithë kohës".

Giannis Apergis, në rrëfimin e tij tregoi dhe një moment interesant. Ai tha se e kishte ftuar këtë mësues në teatër për ta ndjekur në skenë dhe ai kishte ardhur.

Aktori shqiptar tregoi edhe një moment tjetër, të sikletshëm. E thirrën për një audicion të cilin Jani nuk e dinte se ishte i rremë. Atje iu kërkua të shtrihej lakuriq dhe iu kërkua të bëjë sikur po kryen nevojat personale, kinse duhej për skenarin e një filmi që nuk ekzistonte në të vërtetë.

Kështu, jeta në Greqi ka qenë e vështirë sidomos në fëmijëri për shqiptarin që tashmë është në majat e audiencës televizive në serialin komik që është bërë hit.

Joanis Apergis, që 5 vjeç la vendlindjen dhe shkoi në Athinë ku jeton edhe sot.

Në serialin e Antenna, "I pranishëm", Jani luan rolin e një shqiptari, Elton Beja, një shofer furgoni. Situata komike që krijohen aty kanë bërë që ky telefilm episodik të jetë në krye të audiencës së prime time të hënave dhe të martave.

Duke u ndalur në talentin që spikati ai tregon se Antenna u nxit ta merrte në serialin e ri pasi ai bëri zhurmë me disa video humori ku satirizonte jetën e disa njerëzve ballkanas.

"Në këto video unë satirizoj një Ballkan, me mënyrën e jetesës së një Greku dhe një Shqiptari. Më pas bëra një video ku demonstronim se si do të reagonte një qytetar shqiptar nëse koronavirusi vinte në Shqipëri," tha ai në një pjesë tjetër të intervistës së tij.

Sa i përket mënyrës se si e mori rolin e Eltonit në serialin e ri të ANT1, ai tha se kur u shfaq për një provë, menaxherët e produksionit e mbajtën atë në shesh xhirimi tërë ditën dhe me të vërtetë shijuan mënyrën se si ai luante rolin.

“Ata donin që dikush të ishte aktor, por të ishte në gjendje të imitonte gjuhët e huaja. "Për shkak se unë kisha bërë videot, bëra audicion dhe ata më morën," vuri në dukje aktori që shikoni në fotogaleri. /noa.al/