Transmetuar më 29-03-2021, 17:21

Xhemi Shehu ka bërë një ndryshim rrënjësor në look-un e saj.

Moderatorja heq  dorë nga flokët biond duke i lyer flokët ngjyrë portokalli.

“Ndryshe nga shampo color kjo është një maskë që shërben për të hequr ‘fiksimet’ me ngjyrat. Del me 3-4 larje pa lënë njolla nëpër flokë,” – shkroi ajo, duke shpjeguar se do rikthehet sërish tek bjondia.

Ajo publikoi foto në rrjetet sociale, ku edhe ka treguar look-un e ri dhe krahas saj vendosi një emoji portokalli.

Xhemi Shehu mori komplimente të shumta nga miqtë, kolegët dhe fansat./a.m/NOA.al