Transmetuar më 30-03-2021, 10:00

Policia bëri të ditur se supermodelja e njohur, Kendall Jenner, është kërcënuar me jetë.

Të hënën Kendall doli në gjykatë, ku edhe u shqyrtua rasti. Bëhet fjalë për një 24-vjeçar i njohur me emrin, Malik Bowker, për të cilin Jenner pretendoi se e kishte ndjekur për ta vrarë atë.

Sipas dokumenteve të reja ligjore të siguruara nga “TMZ”, supermodelja dhe motra e vogël e Kim Kardashianit, pretendon se një detektive i Departamentit Policor të Los Angelesit i tregoi asaj për planin e supozuar të Bowkerit.

Ajo thotë se policia i tha se Bowker kishte planifikuar ta blinte një armë zjarri të paligjshme për ta qëlluar atë dhe pastaj veten.

Në këto dokumente gjyqësore, Jenner po ashtu deklaron se policia i ka treguar që Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik. Por e kanë paralajmëruar se ai mund të lirohet shumë shpejt.

Jenner ka shtuar ekipin e  sigurisë, të cilët janë të armatosur dhe që e ruajnë shtëpinë e saj 24 orë për çdo ditë.

Kendall Jenner thotë që ajo kurrë nuk e ka takuar burrin në fjalë, por kërcënimet e tij po i shkaktojnë stres të madh emocional dhe ankth.

Ajo tha se frikësohet tej mase që Bowker do të provojë ta gjejë atë për ta lënduar apo vrarë, në momentin që do të lirohet nga spitali.

Gjykatësi ia siguroi yllit të televizionit dhe modës një urdhër ndalesë të përkohshme, dhe më tej Bowker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj./a.m/NOA.al