Po gërmonte duke shpresuar se do të gjejë krimba, 6-vjeçari zbulon fosile që datojnë rreth 500 milionë vjet më parë
Transmetuar më 31-03-2021, 10:40

Një djalë 6-vjeçar që jeton në Angli, ka gjetur një fosil rreth 500 milionë vite të vjetër në oborrin e shtëpisë së tij.

Siddak Singh Jhamat Sid, për Krishtlindje kishte marrë një set pajisjesh për “gjah” të fosileve.

Pikërisht për këtë çështje edhe i përdori, kur doli në kërkim të krimbave në oborrin e tij.

Duke gërrmuar për krimba në oborrin e shtëpisë ai gjeti një fosile rreth 500 milionë vite e vjetër .

“Po gërmoja pasi isha në kërkim të disa krimbave kur më pas hasa në tulla të vjetra, një copëz muri që ngjanë me brirët e kafshëve duke menduar mund të jetë edhe dhëmb… Por në fakt ishte një pjesë e koralit që quhet korali bri. Kam qenë shumë i emocionuar për këtë zbulim”, ka deklaruar Sid.

Babai i djaloshit, Vish Singh, ka thënë se i biri i tij ka gjetur rolin bri dhe disa copëza tjera të vogla në afërsi të tij, e të nesërmen sërish shkoi të njëjtin vend për të gërmuar dhe gjetur një “bllok të rërës së fortë”.

“Jemi befasuar që në oborrin tonë ka gjetur diçka të tillë. Në bllok ka pasur edhe guaska dhe diçka që quhet krinoid”, ka shtuar ai.

Singh ka arritur ta identifikoj bririn koral përmes një grupi fosilesh në Facebook. Sipas të dhënave ka mundur ta kuptojë se bëhet fjalë për koralin Rugos, që vlerësohet të jetë i vjetër nga 251 deri në 488 milionë vite./S.H /NOA.al