Rusi, del vaksina e parë në botë për të parandaluar Covid-in tek kafshët
Transmetuar më 31-03-2021, 10:57

Del vaksina e parë në botë për mbrojtjen e kafshëve, kundër Covid-19.

Vaksina e zhvilluar nga shkencëtarët dhe Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare (Rosselkhoznadzor), është regjistruar në Rusi.

Lajmin e bëri publik nënkryetari i trupit të kontrollit Konstantin Savenkov.

Carnivak-Cov është një vaksinë e paaktivizuar me sorbate kundër infeksionit koronavirus (COVID-19) për kafshët mishngrënëse.

Deri më tani, është produkti i parë dhe i vetëm në botë që parandalon Covid-19 tek kafshët ”, tha ai për  “Tass”.

/a.m/NOA.al