Greqia plan prej 57 miliard eurosh për rimëkëmbjen e vendit, Mitsotakis premton 200 mijë vende të reja pune: Nuk është plan partiak
Transmetuar më 31-03-2021, 11:26

Qeveria greke ka shpallur planin e Rimëkëmbjes prej 57 miliardë euro.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Greqia synon rritje të PBB-së për 6 vitet e ardhshme.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar i drejtohen popullit grek në prezantimin e detajuar të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes “Greqi 2.0” me 170 vepra, projekte dhe reforma të hartuara me përgjegjshmëri për të siguruar qëndrueshmërinë e ekonomisë së vendit e që synojnë në rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në 7 nivele në 6 vitet e ardhshme, si dhe sigurimin e 200.000 vendeve të reja pune.

Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes bazohet në katër boshte, në transformimin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale, ekonominë e gjelbër dhe shpërthimin e aktivitetit prodhues, me investime të posaçme në fushën e Arsimit, Shëndetësisë etj.

Kryeministri grek tha se ky plan nuk është jo-partiak, por një plan i gjithanshëm për të nesërmen e vendit, për mbarë Greqinë, që ofron shanse për rindarjen e pasurisë së vendit, duke transformuar sistemin e deritanishëm ekonomik në një sistem modern, të hapur, me tatime motivuese, punësim por edhe iniciativa e investim nga individët që duhet t’i bashkohen planit, për të ndryshuar nga sot të nesërmen.

Ditët e fundit pandemia ka arritur në shifra rekord për vendin fqinj. Brenda javës do të bëhet e ditur nëse do të rifillojnë funksionimi  me orar të kufizuar në disa njësi shitëse, si dhe qarkullimi nëpër lagje apo edhe çfarë do bëhet me shkollat. Greqia është duke aplikuar masa të ashpra kufizimi prej 5 muaj.

/a.m/NOA.al