“Bilbil” norvegjez ndaj San Marinos, Shqipëria kërkon sot fitoren e dytë (Formacioni i mundshëm)
Transmetuar më 31-03-2021, 12:51

Kombëtarja kuqezi do të luajë sot në mbrëmje ndaj San Marinos (20:45) ndeshjen e tretë kualifikuese të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Shqipëria fitoi 1-0 në Andorra ndeshjen e parë dhe humbi 2-0 me Anglinë në Tiranë.

Para këtij takimi, kombëtarja jonë vjen me bilancin 1 fitore dhe 1 humbje, ndërsa San Marino me 2 humbje.

Në kërkim të fitores së dytë, trajneri Edi Reja ka menduar këtë formacion: Strakosha në portë, në mbrojtje: Hysaj, Gjimshiti, Ajeti (Veseli alternativë). Mesfusha: Roshi dhe Lenjani nga krahët, ndërsa Çokaj, Bare, Laçi (Kallaku alternativë) në qendër. Sulmi do t’i besohet Broja dhe Manajt (Uzuni dhe Cikaleshi alternativa)

Ndeshja do të gjykohet nga një klasë arbitrash norvegjezë me Kai Erik Steen gjyqtar kryesor, që do të ndihmohet nga anësorët janë Erik Engan dhe Anders Olav Dale. Gjyqtar i katërt do të jetë Rohit Saggi.

Në dy ndeshjet e para miqësore ndaj San Marinos, kombëtarja shqiptara ka mundur t’i fitojë të dyja me rezultatin 3-0.

Hera e fundit që kuqezinjtë janë vënë përballë mes tyre ka qenë në gusht të 2014 dhe golat janë shënuar nga Mavraj, Vajushi dhe Emiliano Vila.

/a.m/NOA.al