COVID-19/ BE i disburson 90 milion euro Shqipërisë, si ndihmë për përballimin e pandemisë
Transmetuar më 31-03-2021, 13:07

Komisioni Europian ka disbursuar sot 90 milion euro për Shqipërinë në kuadër të programit të tij të ndihmës makro-financiare (MFA) lidhur me COVID-19.

Shqipëria është i teti vendi që merr një disbursim nga paketa emergjente e MFA-së prej një shume 3 miliardë eurosh që është akorduar për dhjetë vende partnere të zgjerimit dhe fqinjësisë, që synon t’i ndihmojë ato të kufizojnë pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.

Kjo disbursim do të kontribuojë në zbutjen e pasojave të rënda sociale dhe ekonomike të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri.

Transaksioni i sotëm pason miratimin e një Memorandumi të Mirëkuptimit me Shqipërinë, nga BE, i cili përcakton kushtet e politikës që duhet të plotësohen për disbursimin e këstit të dytë prej 90 milion Euro.

Synohet veçanërisht përmirësimi i qeverisjes ose rritjen dhe mbrojtjes sociale.  Përmes kësaj ndihme, BE-ja shpreh solidaritetin e saj në krah të  Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në këto periudhë të vështira.

/a.m/NOA.al