Sekretari amerikan i Shtetit letër Vuçiçit, i kërkohet njohje reciproke me Kosovën
Transmetuar më 31-03-2021, 14:24

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dërgoi letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në letër Blinken i kërkoi kreut të shtetit serb që të përmbyllë dialogun me Kosovën me njohje reciproke.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, të qëndrueshme, të zhvilluar dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE”.

“Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shoh Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke. Unë i mbaj në mend plotësisht bisedat tona të mira dhe po pres me padurim rinovimin e tyre”, shkroi Blinken në fund të letrës, e cila u dërgua më 23 shkurt dhe me të cilën ai e falënderoi Vuçiçin për urimin e tij për emërimin si Sekretar i Shtetit, raporton Novosti.

Letrën e marrë nga Blinken, Vuçiç e zbuloi një ditë më parë, duke vlerësuar se “duke mos llogaritur historinë e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi ishte “kuptimplotë dhe i mirë” në të gjitha aspektet e tjera, për të cilat ai falënderoi Blinkenin.

“Unë e përgëzova atë për emërimin në një pozicion të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara dhe besoj se ai gjithashtu kujtoi bashkëpunimin tonë. Ai madje shkroi diçka me dorën e tij, kështu që ky është një lajm i rëndësishëm”, tha Vuçiç.

/a.m/NOA.al