‘Në 10 ditëshin e ardhshëm do kemi më pak humbje jete nga Covid”- mjeku Arian Mezini tregon arsyet
Transmetuar më 31-03-2021, 14:38

Mjeku i njohur pneumolog i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Arian Mezini tha se në 10 ditët e para të muajit prill, pritet të ketë ulje të numrit të viktimave nga koronavirusi në spitalet Covid.

Ai e argumentoi këtë,  për shkak të numrit të ulët të pacientëve që janë të shtruar në spital në ditët e fundit.

“Viktimat pasqyrohen në infektimet e 3-4 javëve më përpara kur shifrat ishin më të larta, ndoshta besoj në 10 ditëshin e ardhshëm ne do kemi më pak humbje jete se kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtrimeve që janë, por dihet që në spitalet covid në Tiranë vijnë rastet shumë të rënda”, tha Mezini.

Çfarë ndodh tek Shefqet Ndroqi? Ulje e ndjeshme e shifrave të paktën nga sa raportohet?

Jemi më qetë, sot 70 pacientë të shtruar ndërkohë ditët e fundit 1,2,3 urgjenca kanë qenë tek ne. Në tërësi ka një ulje të ndjeshme të shtrimeve. Shifra bëhet fjalë edhe për spitalet rajonale që trajtojnë pacientë Covid.

Sa i takon pjesës së sëmundjes, rëndesës së pacienteëve, dje patëm 11 viktima?

Viktimat pasqyrohen në infektimet e 3-4 javëve më përpara kur shifrat ishin më të larta, ndoshta besoj në 10 ditëshin e ardhshëm ne do kemi më pak humbje jete se kjo pasqyrohet edhe në numrin e shtrimeve që janë, por dihet që në spitalet covid në Tiranë vijnë rastet shumë të rënda.

Vazhdojnë të vijnë në fazën e tretë?

Po patjetër se e dimë dhe hezitimin e njerëzve, vijnë kur në shtëpi nuk mban më po themi, apo në shtëpi s’ke ça i bën më, që duhet të vinin që kur fillon insuficenca respiratore, ose mungesa e oksigjenit.

Pse kjo lloj frike e njerëzve për t’ju drejtuar spitaleve?

E para, për një propagandë jo shumë të mirë që i është bërë spitaleve ne i dimë rasatet që kanë nodhur e njerëzit janë të frikësuar e nga ana tjetër ngurojnë dse duanngrohtësinë familjare dhe e shtyuj në në maksimumin e mundshëm.

Pati sëmundje të rëndë e humbje jete në moshë të re, në momentet që flasim ka ndryshuar diçka?

Tek ne ditët e fundit nuk jam informuar për ndonjë rast të moshës së re që është shtruar apo është rëndë, kështu që nuk di ca të them.

/a.m/NOA.al