Foshnja u hodh nga dritarja, të rinjtë ‘heronj’ shpëtojnë familjen nga zjarri në Francë
Transmetuar më 31-03-2021, 20:51

Një grup të rinjsh në qytetin francez të Nantes u quajtën heronj pasi shpëtuan një familje nga një zjarr në një ndërtesë apartamentesh.

Pamjet dramatike e publikuara nga BBC tregojnë ata duke u ngjitur nga ballkonet e ndërtesës dhe duke ndihmuar prindërit të shpëtojnë nga banesa e tyre në katin e tretë të dielën pasdite.

Dyshekët u vunë në këmbët e ndërtesës dhe foshnja gjashtë muajshe e çiftit u hodh në vend të sigurt.

Foshnja u dërgua në spital dhe raportohet se po rekuperohet.

Një nga të rinjtë e përfshirë në shpëtimin, Tahmid, tha për rrjetin Ouest-France se vendimi për të hedhur beben ishte “zgjidhja e fundit e mundshme” teksa tymi po dilte nga ndërtesa e zonës Bottière në Nantes.