Transmetuar më 01-04-2021, 12:35

Sulmuesi i Tottenham, Son Heung-Min, mund të largohet nga londinezët në fund të sezonit.

Koreano-jugorit i është ofruar nga drejtuesit e klubit një kontratë e re 5-vjeçare, ku ai do të përfitojë plot 200 mijë sterlina në javë.

Përpos ofertës shumë të mirë të bërë nga Tottenham, mësohet se Son kërkon të provojë një aventurë të re.

Të gjithë situatën e yllit të Premier League po e monitoron me kujdes Bayern Munchen.

Bavarezët e pëlqejnë Son si lojtar dhe shikojnë tek ai një përforcim shumë të mirë për ekipin. Kujtojmë që 28-vjeçarit i përfundon kontrata në vitin 2023 dhe kushdo që e kërkon duhet të paguajë klauzolën e tij që është plot 85 milionë euro. Gjithçka mbetet për t’u parë gjatë merkatos së verës, por në fund do të jetë Son që do të vendosë. /S.H /NOA.al