Transmetuar më 02-04-2021, 00:00

Një pikëpyetje e madhe e ka shoqëruar gjithmonë njerëzimin, ekzistenca e formave të tjera të jetës në galaktikën përreth nesh.

NASA dhe Biblioteka e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë bashkuar astronomë, historianë, filozofë dhe teologë të gjithë botës për një simpozium me temë: “Të përgatitemi për zbulimin”.

Sigurisht, të qënieve të tjera të gjalla të kozmosit.

Mes pikave të debatit: të vlerësojmë si duhet të përgatitemi për individualizimin e pashmangshëm të jetës jashtëtokësore, qoftë ajo në formë bakteriale apo inteligjente.

“Po konsiderojmë çdo skenar të mundshëm rreth kësaj. Nëse zbulohen mikroorganizma, është një gjë. E nëse komunikojnë, është akoma një gjë tjetër dhe në bazë të asaj që na thonë, një tjetër është rrugës!”, ka thënë për Huffington Post astrobiologu Steven J. Dick, ish pjesëtar i NASA-s dhe organizator i këtyre dy ditëve në Washington.

Mes ekspertëve të thirrur për t’u ballafaquar mbi këto tematika ishte edhe astronomi i Papës, Atë Guy Consolmagno, president i ri i Vatican Observatory Foundation,  i njohur për pohimet e tij rreth mundësisë për të katekizmuar edhe Alienët.

Shprehja e tij: “çfarëdo lloj entiteti – nuk ka rëndësi sa tentakula mund të ketë – ka një shpirt”.

Për përkufizim, UFO-t janë diçka që nuk e dimë se çfarë është.

Mund të jenë fenomene fizike, psiqike ose sociale që injorojmë./noa.al