Transmetuar më 02-04-2021, 08:32

Chelsea ka dalë si favorit për të transferuar sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, i cili në verë do të largohet si lojtar i lirë nga Etihad.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Cityt do të largohet nga Etihad Stadium në fund të sezonit, duke i dhënë fund një dekade shërbimi të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, largimi nga Cityt nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai po largohet nga futbolli anglez.

Aguero do të ketë oferta nga e gjithë bota, përfshirë Barcelonën, Real Madridin dhe Paris Saint-Germain, por preferenca e tij do të ishte të qëndronte në Ligën Premier pasi 32-vjeçari beson se ai ka ende shumë për të dhënë në këtë vend.

Chelsea është klubi i cili llogaritet favorit për transferimin e sulmuesit argjentinas.

Chelsea dëshironte të nënshkruante Agueron në vitin 2011 kur ai luajti për Atletico Madridin dhe ata janë vetëm një nga disa klube që mund të paguajnë pagën e më shumë se 13 milionë funtesh që ai fiton.

Klubet tjera angleze që kanë burimet financiare të qëndrueshme, Manchester Unitedi dhe Liverpooli nuk janë në garë për Agueron./S.H /NOA.al