Transmetuar më 02-04-2021, 10:24

Një burrë është ‘goditur’ nga një oktapod gjatë kohës që ishte me pushime dhe po notonte në një plazh të Australisë Perëndimore.

Në një video e cila është bërë virale, oktapodi mund të shihet në ujërat e cekëta duke goditur gjeologun, Lance Karlson.

Bëhet e ditur se krijesa shkoi pas tij përsëri më vonë dhe e goditi në krah, para se t’ia fshikullonte qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës.

Si rrjedhojë e këtij sulmi, goditjet e kishin lënë atë me shenja në lëkurën e tij, për të cilat Karlson tha se u lehtësuan vetëm pasi i mjekoi me një cola.

Ish-kujdestari i shpëtimit tha për mediet lokale se trajtimi i tij i preferuar për pickimet e kafshëve në det është uthulla, por nuk e kishte me vete në atë kohë.

Sidoqoftë, ai tha se e dinte që çdo gjë acidike mund të kryente punë vendosi të provonte të përdorte kola.

“Rezulton se funksionon”, tha ai. /S.H /NOA.al