Sot në ditëlindjen e tij, aktori i madh Astrit Çerma i dedikon vargje varfërisë ekstreme
Transmetuar më 02-04-2021, 20:00

Astrit Çerma sot  feston 72 vjetorin e lindjes.

Aktori i madh me origjinë nga Elbasani spikati me rolet dhe gjithçka që ka dhënë në kinematografinë shqiptare.

Për talentin me rolet e tij të mbetura në memorien e artdashësit shqiptar, ai konsiderohet sot një nga aktorët më të mirë që nxori Shqipëria në kohëra të vështira.

Astrit Çerma jeton aktualisht në SHBA, bashkë me familjen e tij.

Të afërmit dhe miqtë thonë se andej ai jeton me dashurinë e madhe për Shqipërinë.

Herë pas here kolosi i artit shqiptar poston në rrjetin e tij Facebook poezi, të cilat ia dedikon plagëve të rënda të shoqërisë, një ndër të cilat është varfëria.

Pikërisht sot në ditën e tij të lindjes, aktori i madh publikoi një poezi me titull: Unë jam ti

Unë jam ti…

Ç’më zgjat dorën për lëmosh o njeri?

Edhe unë jam njeri,

Shpirtë, mish e gjak siç je ti…

Sa e dhimbshme dhe sa e pështirë

Lëmosha e njeriut për vet-veten e tij..

Ç’më troket, dhe pas pragut zgjat dorën?…

Jam i varfër sa ti varfanjak…

Ne se je i uritur ç’të të fal?

Eja..Shtyje portën. Kapërceje atë prag,

Unë jam ti…Ulu vëlla.

Le ta ndajmë ç’vë mbi sofër shpirti ynë,

Si një mish…si një gjak..

Astrit Cerma

/a.m/NOA.al