Transmetuar më 03-04-2021, 06:19

Stresi, një faktor kyç që ndikon në kequshqyerje. Ja çelësi për të frenuar të ngrënit e tepërt

Truri i njeriut, për të gjitha proceset që realizon ka nevojë për shumë energji dhe kjo shpesh shkon në kundërshtim me pjesën tjetër të organizmit.

Në situata stresuese, truri tërheq rreth 90 për qind të glukozës ditore, edhe pse truri përbën vetëm dy për qind të masës trupore. Ai në fakt na detyron për konsumim më të madh të sheqerit dhe karbohidrateve.

Në mënyrë që organizmi të përballet më mirë me stresin, rritet niveli i sheqerit në gjak dhe kjo ndodh duke ndërprerë prodhimin e insulinës.

Puna kryesore e insulinës është që të zvogëlojë nivelin e glukozës në gjak dhe ta bartë atë në inde. Muskujt dhe indet yndyrore kanë nevojë për insulinë çdo ditë, sepse u mundëson marrjen e glukozës.

Nga ana tjetër, truri duke zvogëluar prodhimin e insulinës, merr për vete më shumë glukozë nga gjaku.

Kur njerëzit janë nën stres, ata reagojnë në dy mënyra: ose bëhen depresivë ose shëndoshen.

Personat depresivë si pasojë e stresit shpesh përfshihen nga e ngrëna masive dhe pa përzgjedhje të shëndetshme.

Ndërsa ata që hanë më pak, automatikisht janë nën ndikim më të madh të gjendjes psikike.

Personat të cilët si pasojë e stresit hanë më shumë, janë të qetë sepse ushqimi në njëfarë mënyrë është katalizator i stresit.

Ata reagojnë mirë ndaj presionit dhe madje nxisin prodhimin e “preparateve vetjake të qetësimit”, të cilat lehtësojnë pasojat e stresit, ndërsa kjo njëkohësisht do të thotë se nuk ndalet prodhimi i insulinës.

Por a ka një mënyrë për të kontrolluar ushqimin e tepërt? Po ju japim një shembull. Jeni duke drekuar në një restorant dhe jeni porositur një racion makarona. Teksa e mbaroni, jeni ende të uritur dhe porosisni edhe një tjetër ose një tjetër pjatë ushqim.

Teksa kalon nja gjysmë ore dhe ende kamerieri nuk e sjell, ju jeni të ngopur dhe nuk e doni më atë ushqim.

Kjo ndodh sepse truri kërkon një kohë midis 20 deri 30 minuta që të marrë sinjale nga stomaku se nuk ka nevojë më për ushqim dhe të krijojë ndjesinë e ngopjes. /noa.al