Transmetuar më 02-04-2021, 22:59

Në Maqedoninë e Veriut  situata e koronavirusit është përkeqësuar ndjeshëm në ditët e fundit.

Vetëm në 24 orët e fundit 50 persona nuk e fituan dot betejën me Covid-19. Numri total i  vdekjeve tashmë që është rritur në 3860.

Sipas të dhënave zyrtare në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1320 infeksione të reja nga 4174 testime të kryera. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 580 raste të reja, e ndjekur nga Manastiri me 113.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin fqinj shkon në mbi 132 mijë, kurse i rasteve aktive në 20,683.

Maqedonia e Veriut e ka nisur shumë vonë procesin e vaksinimit dhe është ende pas vendeve të tjera.

Sakaq, vaksina kundër Covid-19 është më e mira që i ka ndodhur globit gjatë vitit të kaluar, është shprehur Irina Panovska-Stavridis, drejtoreshë mjekësore e Klinikës Universitare të Hematologjisë, e ftuar në emisionin “360 gradë” në Alsat. Siç tha ajo, nuk ka vend për shqetësim sepse vaksinat janë krijuar nga ekspertët të shquar botërorë.

“Vaksinimi për Covid-19 është gjëja më e mirë që i ndodhi globit vitin e kaluar. E gjithë elita botërore e ekspertëve është bashkuar dhe ka arritur të krijojë disa lloje të vaksinave në më pak se një vit, të cilat janë armët e vetme që njerëzimi mund të përdorë për t’u marrë me këtë murtajë moderne”- tha zyrtarja e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Stavridis. /a.m/NOA.al

(Foto: Irina Panovska-Stavridis, drejtoreshë mjekësore e Klinikës Universitare të Hematologjisë)