Transmetuar më 02-04-2021, 23:46

Meri Shehu bëri parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin Prill dhe renditjen e tyre sipas fatit.

Sipas Merit, 4 shenjat më të privilegjuara të horoskopit për muajin Prill janë: Luanët, Ujorët, Peshoret dhe Binjakët.

Ajo thotë se këto shenja do jenë më të favorizuara nga planetët dhe do kenë surpriza të bukura në jetën personale, profesionale dhe në fushën ekonomike:

Luanët

Duhet të ndihen mirë për këtë pozicion se kanë qenë të lodhur, por mesa duket Luanët kanë një frymëzim të mirë, ndryshim, një udhëtim jashtë etj që do i japë një hapësirë të ri në fushat që ata dëshirojnë në karrierën e apo jetën e tyre personale. Do jetë një periudhë e mirë për karrierën sidomos në fund të Prillit. Prapaskenat në lidhje me punën dhe shëndetit pas datës 23 fillojnë dhe i shqetësojnë, por janë të fshehta dhe nuk e prishin rrugëtimin e tyre.

Ujorët

Deri në mesin e muajit do marrin këtë energjinë e mirë të krijimit, të ideve të reja, të jetës personale që deri në datën 12 duhet ta kenë rregulluar, duhet ta kenë menaxhuar ose deri në datën 20 do kenë një lloj ofensive të mirë. Do merren shumë me punët e shtëpisë pas datës 20, 23 dhe shtëpia do jetë ajo që do marrë vëmendjen kryesore dhe do jetë me begati.

Peshoret

Peshoret do jenë në një pozicion të këndshëm erotik por do kenë sulme dhe debate në marrëdhëniet në çift të cilat duhet t’i shikojnë me vëmendje për t’i rifilluar dhe për t’i rifreskuar këto marrëdhënie. Në momentin që i rifreskojnë mendoj që Peshoret nuk do merren aq shumë me jetën në çift sesa do merren me karrierën apo punët në përgjithësi. Pretendojnë një karrierë të rëndësishme pas datës 23, Marsi i jep gjithë vitalitetin dhe luftën që do bëjnë por gjithsesi është Mars jo Afërditë kështu që atyre do u duhet të dalin të ashpra dhe të vendosura.

Binjakët

Binjakët do e finalizojnë me sukses këtë periudhë të Prillit, do marrin shumë energji, do dalin në krye në mes të komunikimit, të rrugëve, të karrierës, të gjitha planet e punët shkojnë shumë mirë. Duhet të kenë parasysh shpenzimet ekonomike që fillojnë pas datës 23, duhet të investojnë ose të kërkojnë me forcë atë çfarë meritojnë në jetën personale apo ekonomike, duhet të jenë më strategjik dhe luftarakë për të marrë atë që duan. Ky do jetë një muaj të mirë dhe do i ngrejë në krye.

/a.m/NOA.al