Transmetuar më 03-04-2021, 12:01

Vaji i karotës është një mbrojtës shumë i mirë i lëkurës dhe i jep asaj rigjallërimin për të cilin keni aq shumë nevojë.

Karrota është një ilaç natyror kundër acarimit të epidermave, pezmatimit të lëkurës apo skuqjes.

Përdorimi i vajit të karrotës është zgjidhja efikase, si për të marrë ngjyrë ashtu edhe për të ushqyer lëkurën tuaj përmes masazhimit të saj.

I pasur me vitaminë A, vaji i karrotës e mbron lëkurën nga çdo lloji irritimi duke e zbutur dhe duke e bërë atë tepër elastike.

Sipas studiuesve, vaji i karrotës është cilësuar si një produkt kundër plakjes, pasi e bën lëkurën më të shëndetshme, ka efekt hidratues dhe qetësues.

Ky lloji vaj është i këshillueshëm veçanërisht për lëkura të thata. Gjithashtu është i dobishëm edhe për shëndetin e flokëve tuaj.

Ju mund ta aplikoni në formë maske dhe rezultatet do të jenë të dukshme.

Vaji i karotës, si një preparat 100 % natyral nxirret nga karota dhe farat e saj, të cilat shtrydhen në gjendje të ftohtë, për të mos i ndryshuar strukturën e saj kimike dhe për të siguruar efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor.

Mos harroni dhe diçka: Vaji i karotës është një burim i pasur i karotinës, që është substancë e domosdoshme në fuqizimin e shikimit.