Transmetuar më 04-04-2021, 14:14

Një student i mjekësisë i ka bërë vaksinën bosh 94-vjeçares.

Ngjarja ndodhi në Meksikë.

Ai kishte harruar që shiringën ta mbushte me lëngun e vaksinës anti-Covid.

Videoja e këtij incidenti bëri xhiron e rrjetit.

Në pamjet e publikuara shihet studenti teksa i thotë të moshuarës në gjuhën spanjolle që ajo do të ndjejë një pickim të lehtë dhe çdo gjë do të jetë në rregull.

Ai vazhdon ti drejtojë shiringën nëkrah dhe në fund i thotë që gjithçka “përfundoi”.

Sekretari i Shëndetësisë në Sonora, Jorge Tadeei, ka thënë për mediat lokale, se studenti që ishte vullnetar në sektorin e dhënies së vaksinat. Ai nuk ia kishte injektuar shiringën e zbrazët të moshuarës me qëllim. Ai tha se studenti mund të ketë qenë i lodhur nga procesi i vaksinimit masiv dhe gjithçka ka qenë një incident që nuk pati pasoja. "Daily Mail" publikoi edhe videon e rastit si më poashtë:

/a.m/NOA.al