Transmetuar më 04-04-2021, 15:33

Disa zona të vendit janë përfshirë nga reshjet e dëborës në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon mbi situatën e rrugëve, në ato zona ku dëbora ka rënë më shumë.

“Në rrethin e Tropojës, në rrethin e Dibrës, në qarkun e Kukësit gjatë ditës së sotme kanë filluar reshjet e borës pa shkaktuar probleme me qarkullimin”, thuhet në njoftim.

Në Rajonin Qendror dhe Jugor ka pasur reshje shiu, me intensitet mesatar.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare, teksa deri tani nuk ka pasur bllokim rrugësh. /k.k/noa.al/