Jo vetëm pas buke, por edhe vakt më vete, kek me portokalle
Transmetuar më 05-04-2021, 06:54

Keku me portokall është një ëmbëlsirë e thjeshtë dhe e shpejtë, pa kosto. Mund ta përdorni mëngjeseve, të shoqëruar me një gotë qumësht.

Ja si ta përgatisni: Në një tas përzieni dy llojet e sheqerit me gjalpin me rrahësin e vezëve me dorë ose elektrik, derisa të bëhen si shkumë.

Shtoni më pas reçelin, miellin dhe sodden me sitë, vezët dhe së fundi lëngun dhe lëkurën e portokallit.

Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta afërsisht ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Kur të jetë pjekur, e nxjerrim nga furra, por e lëmë në tavë. Pjekja bëhet në temperaturën 180 gradë.

Përbërësit për tavë me kuadrate 23-24 cm anësore të gjatë ose e rrumbullakët me diametër 26 cm:

-250 gramë gjalpë i butë në temperaturë ambienti

-75 gramë sheqer

-75 gramë sheqer kaf

-100 ml lëng portokalli

-225 gramë miell

-½ lugë e vogël sode bukë

-1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira

-4 vezë

-lëngu dhe lëkura e grirë e 1 portokalli